“Çfarë kanë të përbashkët lumi Buna dhe Drini i Zi?”, testi arritshmërisë nëpër rrjete sociale

Spread the love

 Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 24 mijë nxënës.

Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që ka për qëllim orientimin e nxënëseve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Por, ajo çfarë po bie më shumë në sy, është një fenomen i cili përfshirë edhe këtë vit, ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ky fenomen është ai i kopjimit. Ku nxënësit, shumë lirshëm, arrijnë të fotografojnë testet dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale si në Facebook, duke kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i përgjigjen saktë pyetjeve.

Duhet shtuar se këto postime nuk janë të vetmet, dhe në grupet e hapura së fundmi ka dhjetëra të tilla.Gazeta Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*