Rakiq: Të gjithë ne që punojmë në institucionet e Kosovës në Veri vetësuspendohemi

Spread the love

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që po mbahet në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon”.

Rakiq tha se dje me presidentin serb për herë të parë s’kanë mundur të arrijnë marrëveshje edhe pse “vetëm atij i besojmë”.

“Propozimi im ishte që të dalim nga institucionet, por nuk arritëm marrëveshje edhe sot ishim në kontakt me të. Kurti po e shkel marrëveshjen”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*