ÇITAKU-LAJÇAKUT: MARRËVESHJA PËR TARGAT I BARAZON FORCAT POLICORE ME HULIGANËT SERBË QË VENDOSIN BARRIKADA

Spread the love
Çitaku-Lajçakut: Marrëveshja për targat i barazon forcat policore me huliganët serbë që vendosin barrikada

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, i barazon forcat policore me huliganët serbë që vendosin barrikada, transmeton Insajderi.com.

Përmes një reagimi që i ka bërë Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Çitaku u shpreh se marrëveshja e nënshkruar është e njëjtë me atë të vitit 2016, me disa hapa prapa.

“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*