Arrestohen dy serbë në Prishtinë, njëri me ID të EUROPOL-it

Spread the love
Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Dy shtetas të Serbisë janë shoqëruar në stacionin policor gjatë të martës në Prishtinë.

Sipas raportit të PK-së, njërit nga ta ka pasur me vete një ID të policisë së EUROPOL-it, e cila është konfiskuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli”, ku i dyshuari i parë është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka nxitur përçarje.

“Rr. Tringe Smajli, Prishtinë 29.06.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*