HARADINAJ PUBLIKON LETRËN PËRMES SË CILËS LEJONTE VARROSJEN E VËLLAI TË TIJ

Spread the love
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një deklaratë përmes së cilës kishte lejuar varrosjen e vëllait të tij, Luanit.

“…me dëshirën time të lirë dua ta varrosë trupin e vëllaut tim Luan Haradinaj në varrezat e fshatit Vlahën të Rrethit të Hasit”, thuhet në letrën e publikuar nga Haradinaj.

Ndryshe, në një rrëfim të tij në librin, “Rrëfimi për luftën dhe Lirinë”, i autorit Bardh Hamza, Haradinaj kishte përshkruar momentin kur është afruar tek trupi i vëllait të vdekur.

Dhe ashtu të vdekur, Ramush Haradinaj e kishte mbajtur për katër orë mbi supe vëllaun e tij derisa e dërguan në fshatin Vlanë, aty ku ishte varrosur.

Tash trupi i heroit pushon tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, aty ku për cdo ditë të rëndësishme dhe përvjetor, qytetarë të shumtë i bëjnë nderime.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*