Pas shumë sulmeve me komunikata nga klubet, gjyqtari Fatmir Tahiri sulmohet edhe fizikisht

Spread the love
 Pas shumë sulmeve me komunikata nga klubet, gjyqtari Fatmir Tahiri sulmohet edhe fizikisht

Futbolli kosovar u turpërua keq të dielën. Diçka që nuk ndodh askund tjetër ndodhi në futbollin e Kosovës. Një trajner i futbollit u arrestua nga Policia pas u sulmua gjyqtari i ndeshjes, Fatmir Tahiri. Ky gjyqtar dje u sulmua fizikisht në ndeshjen Vitia – 2 Korriku. Por, publikisht me komunikata është sulmuar me dhjetëra herë nga shumë klube të futbollit, disa prej të cilave madje ia kishin ndaluar referimin në ndeshjet e tyre. Kishte raste kur Tahiri paralajmërohej edhe nga tifozë klubesh, kurse vet klubet e quanin “misionar tendencioz” të Federatës së Futbollit të Kosovës. Por, kjo e fundit gjithnjë e vlerëson Tahirit, të cilit ndër vite i ka besuar ndeshje tepër të rëndësishme, vendimtare për titull e barazh apo edhe finale kupash.

Futbolli kosovar është turpëruar edhe njëherë. Dhuna u shfaq sërish të dielën. Por, jo vetëm kaq. Diçka që nuk ndodh askund tjetër ndodhi në futbollin e Kosovës. Një trajner u arrestua nga Policia. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Ligën e Parë të Kosovës në ndeshjen Vitia – 2 Korriku (1:2). Gjyqtari i ndeshjes, Fatmir Tahiri, u sulmua fizikisht nga vendasit në Viti, me ç’rast Policia i ka arrestuar dy persona, përfshirë këtu trajnerin e vendasve, Milaim Zuzaku, shkruan Gazeta Express.

Vendasit e humbën ndeshjen që e vlerësuan si të rëndësishme në rrugëtimin e tyre për inkuadrim në Superligë dhe për këtë e fajësuan gjyqtarin Tahiri, për të cilin thanë se në ndeshje kishte hyrë me mision tendencioz për t’ia mohuar fitoren ekipit të tyre. Pastaj, klubi i Vitisë përmes një deklarate tha se përgjegjësinë për sulmin fizik ndaj gjyqtarit Tahiri le ta marrë vet FFK-ja, e cila sipas Vitisë, gjithnjë e përdor Fatmir Tahirin për t’i vendosur ndeshjet konform interesave dhe qëllimeve të FFK-së.

Për më tepër, Vitia e ka kujtuar karrierën e Tahirit, e cila në fakt numëron dhjetëra ankesa nga klubet kosovare të cilat ndër vite kanë pasur shumë ankesa në këtë gjyqtarë, e kanë etiketuar si “misionar” të FFK-së, e madje edhe në shumë raste nuk e kanë pranuar për t’iu referuar në ndeshjet e tyre nga disa klube të mëdha.

“Përgjegjësia kryesore bie mbi personat e punësuar në FFK të cilët njihen nga i gjithë opinioni futbolldashës në Kosovë se ata vendosin çdo vit kush hynë ne Superligë e kush bie nga liga. Ata në këtë xhiro kishin deleguar mjeshtrin e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në futbollin Kosovar në vitin e fundit të madhin Fatmir TAHIRI i cili kishte përkrahjen e dyshës tjetër Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama dhe kjo nuk është hera e parë që Fatmir Tahiri në këtë sezon nuk është përfshirë në skandale. 3-shja e lartë përmendur nga fillimi e deri në fund na treguan qëllimin se pse kishin ardhur sot në Viti, e qëllimi i vetëm i tyre ishte që të pengohet FC VITIA në rrugën e saj drejt Superligës së Kosovës, pasi siç duket dikujt brenda FFK-së po i pengon kjo gjë”, thuhet pos tjerash në kumtesën e klubit të Vitisë.https://zeri.info/inarticle.html

Image

Por, Vitia bëhet klubi i parë që shkakton skandal duke e sulmuar fizikisht gjyqtarin Fatmir Tahiri, ndaj të cilit zakonisht ka pasur sulme publike nga shumë klube tjera, por jo sulme fizike.

Gazeta Express shkruan se në vitin 2018 Tahiri e kishte referuar ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit të Kosovës në mes Prishtinës dhe Dritës. Gjilanasit kishin fituar, kurse prishtinasit e kishin sulmuar publikisht Tahirin, për të cilin patën thënë se me urdhër të FFK-së ua humbi titullin e kampionit. Madje, bardhekaltrit nuk donin t’u referojë më ky gjyqtar, i cili kur u referoi në një ndeshje tjetër në këtë vit, sërish ngjalli ankesa të Prishtinës, e cila përkundër fitores ndihej e dëmtuar rëndë nga Tahiri.

I njëjti refer ka histori edhe në shumë klube tjera. Qysh në korrik të këtij viti, lideri aktual i Superligës, Ballkani, kishte bërë kërkesë në Federatën e Futbollit që të mos i delegohet në ndeshjet e veta gjyqtari nga Mitrovica.

Po ashtu, edhe Gjilani e kishte “përjashtuar” Fatmir Tahirin, i cili nuk i kishte referuar për disa vite. Kjo për shkak se në edicionin 2013/2014 Gjilani kishte luajtur në barazh me Feronikelin dhe gjyqtari Tahiri e kishte akorduar një penallti diskutabile për Feronikelin, nga i cili ishte eliminuar Gjilani, që e fajësonte gjyqtarin të cilin nuk donte ta shihte në ndeshjet e veta.

Gjilani është ankuar edhe njëherë në vitin e kaluar, përmes presidentit të vet, investitorit Florim Zuika,  në Fatmir Tahirin pas një derbi me Llapin.

Në vitin 2016 edhe Istogu ishte ankuar me deklaratë publike ndaj Tahirit për të cilin “Troftat” thoshin se me mision tendencioz referon kundër ekipit të tyre.

Në vitin 2018 ndaj Tahirit ishin ankuar edhe llapjanët. Llapi e kishte humbur një ndeshje të rëndësishme nga Flamurtari dhe ishte ankuar se gjyqtari Fatmir Tahiri me urdhër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, i ka shkaktuar humbje Llapit, raporton Express.

Me atë rast, ndaj Tahirit kishin reaguar edhe tifozët llapjanë, “Legjendat”, të cilët gati kishin dalë në protesta para FFK-së në shenjë pakënaqësie me gjyqtarin Tahiri, të cilin e konsideronin “misionar” të FFK-së. Madje, ata paralajmëronin edhe dhunë fizike ndaj këtij referi nëse nuk i ndal dëmet ndaj Llapit.

“Nëse vazhdohet kështu do të detyrohemi të protestojmë para FFK-s, nëse edhe atëherë nuk do merren masa për parandalimin e këtyre dukurive nuk do jemi në gjendje të kontrollojmë situatën dhe emocionet e Legjendave që ndihen të dëmtuar…”, thuhej në reagimin e tifozëve llapjanë.

Nga Llapi ankesat ndaj Tahirit kishin shkuar në Drenicë. Në vitin e kaluar, ish trajneri i kuqezinjëve, Tahir Lushtaku, ksihte shpërthyer me akuza ndaj Tahirit dhe Agim Ademit.

“Fatmir Tahiri ka qenë i njëanshëm, pasi shumë faula  nuk u akorduan për ne, kurse për ekipin e Dritës po. Këta janë referët e Agim Ademit dhe Përparim Hasanit, kështu po mendojnë me vazhdu, po nuk besojë që vazhdojnë gjatë”, kishte thënë Lushtaku pas një ndeshje të Drenicës që i kishte referuar ky gjyqtar.

Ndaj Tahirit ka pasur edhe ankesa tjera ndër vite, si ajo e Vushtrrisë në vitin 2019, por i njëjti gjyqtar gjithnjë ka qenë ndër më të vlerësuarit e FFK-së, e cila përpos ndeshjeve derbi, shpeshherë i ka besuar edhe ndeshje vendimtare për titull dhe barazh apo edhe finale kupash. FFK-së njëherë nuk i kishte pëlqyer Tahiri, kur nga Gazeta Express ishte kapur duke pirë duhan në zonën VIP, në prani të shumë njerëzve, në një ndeshje vendimtare për titull në mes Feronikelit dhe Prishtinës. Tymoste bashkë me dy referë tjerë shumë afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi. /GazetaExpress/

Image
Image

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*