Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

Spread the love

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Lajmin e ka konfirmuar , Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare.

“Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.

Në  manifestim kishin marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*