
Dega e PDK-së në Viti ,përseri ka reaguar përmes nji komunikate për shkrim dërguar mediave.
Reagimi i saj i plot !
Për 6 muaj qeverisje më 2019 Sokol Haliti dhe qeverisja e tij nuk mund të mburren për asgjë tjetër posë punësimeve familjare dhe militantëve partiak,projekteve të dështuara që ende pa i mbushur 6 muaj qeverisje janë dëmtuar e po sanohen sërisht duke e dëmtuar buxhetin publik të qytetarëve të Vitisë. Nuk ka projekt të kësaj qeverisje i cili është përfunduar siq duhet dhe në të cilin kjo qeverisje nuk e ka dëmtuar hapur e pa u turpëruar fare buxhetin komunal. Çdo sektorë në Viti është kapur nga një klan i ngushtë i prirë nga Sokol Haliti e të cilët e kanë degraduar çdo sferë duke i sjellur vetës dhe klanit të tyre përfitime direkte materiale . Sokol Haliti dhe qeverisja e tij sot në vend të tentimit për ti hedhur hi syve qytetarëve do duhej të jepnin përgjegjësi për keqqeverisjen dhe dëmtimin e buxhetit komunal. Keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i parasë publike,familjarizmi e militantizmi partiak e klanor janë në nivelin më të lartë të mundshëm andaj këto fakte nē Viti po sjellin një realitet të ri politik duke e manifestuar dhe shprehur me vendosmëri mllefin dhe paknaqësin e qytetarëve të Vitisë me Qeverisjen Haliti. Qeverisjen Haliti po vazhdon ta turprojë çdo ditë qytetari i Vitisë andaj nën këtë presion e pa u skuqur fare po vazhdon ti përsëris gabimet e njëjta njëri pas tjetrit!
Leave a Reply