Ky është portieri nga Vitia që po mahnit të gjithë me talentin e tij në futboll

Talenti Edon Rexhepi po mahnit me paraqitjet e tij në futbollin e gjeneratave të reja në Anamoravë e Kosovë, transmeton Plus Tv.
Edoni është portier i FC “Vitia” në futsall dhe me talentin e tij në fushë si një portier me aftësi të jashtëzakonshme ka arritur të jetë pjesë e shumë ndeshjeve futbollistike në vend.

Së fundmi 19-vjeçari nga Vitia, ka qenë i ftuar të përfaqësojë Kosovën në Kroaci në turne ndërkombëtare për gjeneratën U-19.

Ai më 19 qershor ka bërë një paraqitje mbresëlënëse duke i mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës në futsall U-19 në ndeshjet e organizuara nga FIFA 2019 në Kroaci.

Pas kthimit nga shteti kroat, Edoni është pritur sot në një takim nga Selvije Rexhepi, nënkryetare për komunitete e Komunës së Kllokotit, e cila e ka uruar të riun për sukseset e tij në sport jashë kufijëve të Kosovës.

Znj. Rexhepi tha se krenohemi për paraqitjet e Edonit dhe përfaqësimin e Kosovës në menyrën më të mirë të mundshme.
Ajo tha se Edoni është talenti i radhës që jep shpresa të mëdha të të qenit në rrugë të mirë për të arritur nivele të mëdha në sportin kosovarë.

Edoni që është nga fshati Mogillë e Kllokotit, ka falënderuar zonjën Rexhepin për pritjen dhe mbështetjen e ofruar.
Ai ka thënë se kjo do ta motivojë edhe më shumë dhe se dëshiron vetëm të punojë dhe të arrij sa më lartë në futboll.
Edoni ka falënderuar edhe trajnerët e klubit në futsall “Vitia”, Enver dhe Granit Halilin.

Edoni synon të përfaqësoj shtetin e Kosovës në evente sportive në arenën ndërkombëtare në botën e futbollit./PlusTv/
Leave a Reply