Pas vendimit të Kushtetueses, anëtarët e PSD-së marrin këtë vendim

Spread the love

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke e shpallur jokushtetues Ekipin Negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, PSD-ja parti pjesëmarrëse në këtë delegacion ka marr vendim që të largohet dhe pushojnë së shërbyeri në këtë delegacion.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, nënkryetari i partisë, Visar Ymeri tha se me anë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ia ka larguar Kuvendit të drejtojë dialogun, që sipas tij do  të ishte transparent.

Sipas Ymerit me këtë vendim Kushtetuesja ia ka besuar dialogun presidencës dhe kryeministrit.

Ymeri: Partia Socialdemokrate ka marr vendim që të del nga ky delegacion shtetëror

“Partia Socialdemokrate ka marr vendim që të del nga ky delegacion shtetëror. Pra që nga sot të gjithë anëtarët që janë në këtë delegacion shtetëror do të pushojnë të shërbyer në këtë organ të votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të shpallur sot i ka kontestuar dhe i ka shpallur antikushtetuese të gjitha kompetencat që i janë dhënë delegacionit shtetëror dhe kështu i ka pamundësuar Kuvendit që jetë në pozicionin udhëheqës të dialogut me Serbinë. Ashtu siç ishim dakorduar me deputetët në seancën kur është votuar rezoluta dhe ligji…Gjykata Kushtetuese sot tha përmes gjykimit të vet se dialogu me Serbinë nuk mundet të drejtoi Kuvendi, por kryeministri dhe presidenti. Kështu ky dialogu që pati gjasa të jetë transparent, konsensual të forcave politike është kthyer në duar të dy njerëzve”, tha Ymeri.

Nënkryetari  i PSD-së, njëherësh anëtar i delegacionit foli dhe për fondet e këtij delegacioni deri më tani, ku tha se nuk janë shpenzuar gjitha paratë që kanë qenë të dedikuara.

Ymeri: 300 mijë euro kanë qenë të dedikuara jo të shpenzuara

“Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës, delegacioni shtetëror shpenzimet e veta që i ka pasur i ka pas vetëm për kohën sa është miratuar platforma e cila është votuar me shumicë nga deputetët në Kuvend të Kosovës… Delegacioni shtetëror e ka pas një udhëtim të përbashkët në Bruksel ku kanë takuar përfaqësuesen e lartë atëbotë zonjën Mogherini për këtë vendim institucional. Pastaj kanë qenë dhe dy udhëtime të tjera të bashkëkryesuesve  këto janë udhëtimet që kanë bërë. 300 mijë euro kanë qenë të dedikuara jo të shpenzuara”, deklaroi Ymeri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*