Një grua ka vdekur në aksidentin në Partesh, një i mitur i lënduar

Spread the love

Një grua ka vdekur në aksidentin në Partesh, një i mitur i lënduar

29/03/2019

Një grua ka vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në rrugën për Gjilan, në fshatin Partesh.

Lajmin e ka konfirmuar për Televizionin edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij një fëmijë i mitur ka pësuar lëndime trupore dhe po trajohet në spitalin e Gjilanit.

“Një grua ka vdekur, drejtuesja e veturës që u aksidentua, ndersa një i fëmijë i mitur është i lënduar dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas plagëve të marra në aksident,” tha Hashani për Plus Tv.

Sipas informacioneve të para nga tereni, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Organet e rendit janë duke hetuar rastin ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti fatal.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit se vetura gjatë tejkalimit është përplasur me kamionin.

Televizioni do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

Aksidenti ka ndodh në dalje të fshatit Partesh në rrugën Gjilan-Ferizaj.Fotografia e Fax Press

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*