Kthim i madh i xhinseve nga vitet ’80: Zbuloni trendin më të popullarizuar të modës

Spread the love

Kthim i madh i xhinseve nga vitet ’80: Zbuloni trendin më të popullarizuar të modës

MË: 28 MARS 2019

Ilustrim

Disa shtëpi të mëdha mode kanë prezantuar trendin kryesor të modës për këtë sezon

Çdo vit disenjatorët diktojnë trend të ri mode për vitin e ardhshëm, mirëpo atë që për këtë vit kanë lajmëruar është kthimi i xhinseve nga vitet ’80 të shekullit të kaluar.

Krahas ngjyrave neoni dhe epoletave të mëdha, edhe një trend nga e kaluara është kthyer me të madhe.

Trendi i popullarizuar i viteve ’80 sërish është këtu, madje e ashtuquajtura “acid wash” apo xhinse të shpëlara në thartirë.

Me trajtimin e materialit teksas me llojin e veçantë të thartirës arrihet ai efekt interesant.

Atë që duhet patjetër ta keni këtë pranverë në dollapin tuaj është ky lloj xhinsi i “shpëlarë”.

Ky trend në tërësi ka dominuar koleksionet aktuale të brendeve të disenjatorëve në çdo dizajn.

Xhinset e këtilla janë të përsosura me rrobat e predimensionuara të xhaketave dhe jelekëve, xhinseve të gjera, fustaneve femërore apo fundeve të modelit-A.

Modelet “acid wash” të xhinseve janë prezantuar në koleksionet e reja pranverore të shumë brendeve të disenjatorëve siç janë Balmain, Isabel Marant etj.

Gjeni edhe ju modelin tuaj të përsosur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*