Kryetari Haliti në 20 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake e policore serbe thotë se Vitia ju është përjetësisht mirënjohës miqve të saj

Spread the love
Komuna e Vitisë 24.03.2019

Kryetari Haliti në 20 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake e policore serbe thotë se Vitia ju është përjetësisht mirënjohës miqve të saj

Me rastin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake e policore serbe, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe ansambleve pjesëmarrës në Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2019” janë bërë homazhe tek kompleksi I diplomatit të njohur amerikan “Richard Holbrooke” në Viti. Aty Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas vendosjes së luleve ka mbajtur një fjalë rasti ku në veçanti ka folur mbi sulmet ajrore të NATO-së dhe kontributit të shteteve mike për lirinë e Kosovës. Haliti në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, ka thënë se me këtë intervenim u bë edhe çlirimi i Kosovës nga okupatori i atëhershëm. Kryetari Haliti potencoi se 24 marsi është një ditë e rëndësishme për popullin e Kosovës .
“Krahas respektit për dëshmorët, ne si Viti respektojmë dhe nderojmë aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtar, si ish- diplomatin amerikan, Richard Hobrooke, tek busti i tij në qendër të Vitisë, që si ai dhe shumë aleatë të tjerë amerikan dhe të NATOS-së që në kohën më të vështirë ishin përkrah Kosovës, dhe realizuan aspiratat shekullore të shqiptarëve për lirinë dhe shtet ndërtimin e shtetit tonë. Aspirojmë që në të ardhmen me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë ta kemi edhe ulësen në OKB”, tha Haliti në mes tjerash. Kryetari Haliti tha se në këtë ditë të rëndësishme historike ata kujtomë edhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Përndryshe me 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Foto: Mustafë Mehmeti ZIMP-Komuna e Vitisë

Fotografia e Komuna e Vitisë  Fotografia e Komuna e Vitisë  Fotografia e Komuna e Vitisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*