Tre të lënduar pas një aksidenti në Pozheran të Vitisë

Policia e Kosovës raporton se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni transportues dhe një veture udhëtarësh.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës mashkull dhe dy pasagjerë femra.
Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marrë në Spitalin Rajonal Gjilan e njëri prej tyre edhe në QKUK.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Pozheran të Vitisë, njofton Plus Tv.
Leave a Reply