Haradinaj: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga Qeveria

Spread the love

Haradinaj: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë.

Ai theksoi se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.

“Partnerët e koalicionit kanë instrumente të tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje”, u shopreh Haradinaj për Rtv Dukagjini.

“Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bie edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai.

Kryeministri i vendit ka folur edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*