Dihen edhe gjysmëfinalet e mundshme të Ligës së Kampionëve
Tashmë dihen edhe çiftet më të reja të fazës së re të garës më prestigjioze evropiane për klube, ku për titullin e kampionit do të luftojnë tetë skuadra.
Por, pos dysheve të çerekfinaleve, për herë të parë tashmë dihen edhe çiftet e mundshme të gjysmëfinaleve.
Në gjysmëfinalen e parë do të takohen fituesit e çiftit Ajax-Juventus dhe Tottenham Hotspurs-Manchester City.
Në anën tjetër, për një vend në finale do të luftojnë fituesit mes Liverpool-Porto dhe Manchester United-Barcelona.
Theksojmë se gjysmëfinalet zhvillohen me 30 dhe 1 maj, apo kthyese me 7 dhe 8 maj.
Ndryshe, finalja zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit. /Telegrafi/
Leave a Reply