Barcelona e Liverpool shkatërrojn kundërshtarin, mësohen skuadrat çerekfinaliste në Champions

Barcelona dhe Liverpool janë dy skuadrat që prenë biletat e fundit për në fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Spanjollët dhe anglezët shkatërruar me rezultatin e thellë respektivisht 5-1 Lyonin dhe 3-1 Bayern Munich.
Në “Camp Nou”, katalanasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Ishte Lionel Messi ai që shndërroi në gol një penallti, me argjentinasit që me elegancë e dërgoi në fundin e rrjetës. Pak minuta më vonë, ishte radha e Philippe Coutinho për të gjetur fundin e rrjetës, përpara se Lucas Tousart të rikthente shpresën te francezët. Gjithsesi, Messi sërish dhe Pique plotësuan “pokerin” e Barcelonës në këtë takim, që këtë të premte do të mësojë edhe emrin e rivalit në fazën tjetër. Goli i pestë ka si autor Ousmane Dembele.
Përballja emocionuese ajo e zhvilluar në “Allianz Arena”, me Liverpool që tregoi dhëmbët përballë një kundërshtari favor të paktën në letër. “The Reds” arritën të kalonin në avantazh pas 26 minutash lojë. Një lëvizje fantastike e Mane u shpërblye me gol. Megjithatë, Van Dijk ishte i pafat 6 minuta përpara fundit, teksa shtyu gabimisht drejt rrjetës së tij sferën për rezultatin 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën sërish Van Dijk gjeti rrjetën. Por ndryshe nga hera e parë, ky gol i holandezit i dha avantazhin Liverpool. Për t’i vendosur kapakun mendoi ai që e hapi këtë festival golash, Sadio Mane.
Skuadrat çerekfinale në UEFA Champions League janë Tottenham Hotspur, Manchester City, Manchester United, Juventus, Porto dhe Ajax
Leave a Reply