Ronaldo e parandjeu se do të shënonte ‘het-trik’, zbulohet se çfarë i tha familjarëve të tij para ndeshjes

Spread the love

Ronaldo e parandjeu se do të shënonte ‘het-trik’, zbulohet se çfarë i tha familjarëve të tij para ndeshjes

Juventusi arriti që sonte ta bëj rikthimin sensacional ndaj Atletico Madridit dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.

“Zonja e Vjetër” e përmbysi rezultatin nga ndeshja e kaluar(2-0) në 3-2. Kjo ndodhi falë njeriut të ndeshjes, Cristiano Ronaldos, i cili shënoi të tre golat.

Dhe, kjo nuk ndodhi krejt rastësisht pasi që ylli portugez e kishte parandjerë se do të shënonte ‘hat-trick’.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Ronaldo para loje u kishte thenë familjarëve dhe shokëve të tij se do të shënonte tre gola, gjë që edhe ndodhi.

Ndryshe, me këtë fitore, Juventusi i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit, Manchester Unitedit, Portos dhe Manchester Cityt në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

deri sa sonte priten edhe dy takime:  Barcelon-Lyon dhe Bayern Munchen-Liverpool

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*