Anulohet takimi Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik

Spread the love

Anulohet takimi Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik

MË: 12 MARS 2019

Ramush Haradinaj

Është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, shkaku i kushteve atmosferike.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se arsyeja e anulimit të këtij takimi kanë qenë kushtet atmosferike të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e Moore për në Prishtinë.

Takimi i tyre ishte paraparë të mbahej në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vjen pas takimit që pati i pari i Qeverisë me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg

Këta dy të fundit i kërkuan Haradinajt heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Vlen të theksohet se në Kosovë për vizitë kanë qëndruar së fundmi edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e Trump-it.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*