Ronaldo: Përgatituni për rikthimin tonë kundër Atletico Madridit

Spread the love

Ronaldo: Përgatituni për rikthimin tonë kundër Atletico Madridit

Ronaldo: Përgatituni për rikthimin tonë kundër Atletico Madridit

Cristiano Ronaldo beson se Juventusi i tij mund të bëjë rikthim sensacional kundër Atletico Madridit për të siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, dhe u ka bërë thirrje tifozëve ta bëjë të martën një natë për t’u mbajtur në mend.

Atletico Madridi fitoi 2:0 në ndeshjen e parë në Madrid, dhe udhëton në Torino për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales me një epërsi të konsiderueshme, që e bën atë favorit për të kaluar tutje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në kampion bardhezi ekziston një vetëbesim i fortë se gjërat mund të përmbysen, siç e ka thënë edhe njeriu i tyre kryesor në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Të martën mbrëma le të mendojmë pozitivisht, le të besojmë”, tha Ronaldo.

Embedded video

JuventusFC

“Është i mundur [rikthimi kundër Atleticos], por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për ta bërë stadiumin të duket i mirë dhe i bukur. Të jemi të gjithë se bashku. Kemi nevojë për ndihmën tuaj sepse ne do të tentojmë ta bëjmë punën tonë në fushë duke shënuar gola dhe ta fitojmë ndeshje”, shtoi Ronaldo.

“Përgatituni për rikthim”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*