Mbyllen 11 lokale të lojërave të fatit, lëshohen gjoba në vlerë prej 54 mijë eurosh

Spread the love

Mbyllen 11 lokale të lojërave të fatit, lëshohen gjoba në vlerë prej 54 mijë eurosh

Mbyllen 11 lokale të lojërave të fatit, lëshohen gjoba në vlerë prej 54 mijë eurosh

Administrata Tatimore e Kosovës – përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar 30 aktivitete të cilat kanë rezultuar me mbylljen e 11 lokaleve të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e zhvilluan duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë prej 54 mijë euro, ku ndër të tjerash është bërë edhe konfiskimi i dy pajisjeve të kësaj veprimtare.

E gjitha kjo sipas ATK-së është mundësuar nga vizitat e rregullta në teren, si dhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët.

Tutje ATK-ja ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve që të raportohen rastet ku dyshohet se ushtrohet veprimtaria e lojërave të fatit, jashtëligjshëm.

GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*