Mbappe: Jam i tronditur, s’kam fjalë për ta përshkruar eliminimin, s’më zë as gjumi më
Kylian Mbappe ka mbetur i tronditur dhe pa gjumë nga eliminimi i Paris Saint-Germainit prej Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
Edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 në “Old Trafford”, PSG-ja u mund 3:1 në shtëpi në “Djajtë e kuq” në ndeshjen e kthimit javën e kaluar, duke pësuar eliminim tronditës, transmeton Gazeta Express.
“Jam i tronditur, nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë. Nuk kam qenë në gjendje të fle”, tha Mbappe.
“Stadiumi ishte plot me tifozë të cilët na mbështetën, ne nuk deshëm ta prishim këtë, por në fund e prishem”, shtoi ai.
“Është e mundur që jemi eliminuar sepse nuk kemi qenë aq të mirë sa do të duhej të ishim”, theksoi ai.
Leave a Reply