Presidenti i Romës ankohet për VAR-in, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Spread the love

Presidenti i Romës ankohet për VAR-in, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

​Presidenti i Romës ankohet për VAR-in, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Presidenti i Romës, James Pallotta, ka pretenduar se skuadrës së tyre i ishte rrëmbyer kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga VAR-i, pasi një penallti ia siguroi kualifikimin Portos.

Porto e mposhti Romën 3:1 në ndeshjen e kthimit në Portugali, por vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutave, duke e përmbysur humbjen 2:1 në Romë nga ndeshja e parë, raporton Gazeta Express.

Ndeshja e rregullt prej 90 minutave mbaroi 2:1 për portugezët. Kjo bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Rreth gjashtë minuta para fundit, Porto fitoi penallti dhe mbrojtësi i majtë Alex Nicolao Telles shënoi nga penalltia duke ia siguruar Portos kualifikim në çerekfinale.

“Vitin e kaluar, ne kërkuam për VAR sepse u eliminuam padrejtësisht në gjysmëfinale. Tani, ata e kanë VAR-i dhe neve prapë na u rrëmbye një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Pallotta.

“Patrick Schik u ndal padrejtësisht brenda zonës së penalltisë, VAR-i e tregon këtë dhe gjyqtari nuk e akordoi. Jam i lodhur nga këto gjepura. Dorëzohem”.

Porto i bashkohet Ajaxit, Tottenhamit dhe Manchester Unitedit si klubet e para që arrijnë në çerekfinale këtë sezon. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*