Gjyqtari anglez: Nuk ishte penallti, u dha për shkak të udhëzimit të UEFA-s

Spread the love

Gjyqtari anglez: Nuk ishte penallti, u dha për shkak të udhëzimit të UEFA-s

​Gjyqtari anglez: Nuk ishte penallti, u dha për shkak të udhëzimit të UEFA-s

Gjyqtari i famshëm anglez, Mark Clattenburg, ka thënë se penalltia e mbrëmshme e Manchester Unitedit, në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, nuk duhej të ishte akorduar, por thotë se gjyqtari vendosi ta japë atë për shkak të udhëzimit të UEFA-s.

Gjyqtari i ndeshjes, Damir Skomina, e akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes, pasi një goditje e Diogo Dalotit u ndal nga dora e Presnel Kimpembe. Ky incident u shqyrtua edhe nga VAR-i, transmeton Gazeta Express.

Marcus Rashfordi përfitoi nga kjo mundësi e artë dhe e shënoi golin që e kualifikoi Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me fitore 3:1, për shkak të epërsisë së golave të shënuar si mysafirë.

“Është e qartë, gjyqtari Damir Skomina i aplikoi rregullat ashtu siç po dëshiron UEFA, sa i përket penalltisë së vonshme të Manchester Unitedit, në Paris. Në PSG, të gjithë do të jenë të zemëruar dhe unë i kuptoj pse”, shkruan Clattenburg për Daily Mail.

“Për mua, kjo nuk ishte penallti pasi që Presnel Kimpembe nuk e preku qëllimisht topin. Në Premierligë, kurrë nuk do të kishin akorduar një penallti të tillë, por aty u dha pasi që UEFA i ka udhëzuar kështu gjyqtarët, për shkak të ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Schalkes, muajin e kaluar”.

“Ata duan që gjyqtarët ta ndëshkojnë një ekip për prekje me dorë, kur krahu është larg trupit dhe nuk është në pozitë të natyrshme. Sa i përket kësaj, gjyqtari kishte të drejtë. Megjithatë, ai e shikoi videon me ngadalësim dhe në këto raste gjithmonë duket më keq kështu”.

“Unë gjithmonë i shikoj këto incidente me shpejtësi normale, kur bëhet fjalë për prekje me dorë. Nëse gjyqtari do ta kishte bërë këtë edhe këtu, do ta kishte vërejtur se nuk ishte penallti pasi që lojtari tentoi ta largojë dorën nga topi”. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*