Reagon Lista Serbe për vendosjen e tabelës me simbole të Kosovës në Komunën e Kllokotit, e quan provokim për serbët
Në ndërtesën e re të komunës është vendosur tabela me shenja e simbole të Republikës së Kosovës, gjë që sipas Listës Serbe ka ngjallur shqetësim tek qytetarët serbe të asaj ane, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Në komunën e Kllokotit ende pa zbardhur dita, në ndërtesën e re të komunës ka aguar tabela me shenja dhe simbole të Republikës së Kosovës ka njoftuar Lista Serbe, duke reaguar si provokim për këtë veprim.
Ata thonë se as kryetari i komunës, as këshilltarët komunale që përbëjnë shumicën në komunën e Kllokotit, nuk janë të njoftuar, kush e ka vendos shenjën duke e lënë si “vezë të qyqes”, në komunën e Kllokotit.
“Të përkujtojmë se kjo ndërtesë është kontribut i Bashkimit Evropian, që ka status neutral ndaj raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, prej të cilëve presim që të urdhërojë atyre që kanë vendosur tabelën me shenja dhe simbole të statusit që të hiqen “, ka thënë Lista Serbe.
Leave a Reply