Kaq mandate fituan dje shqiptarët në Tuz

Spread the love

Kaq mandate fituan dje shqiptarët në Tuz

Festa në Tuz

(E plotësuar) – Në Tuz dje janë mbajtur zgjedhjet lokale, të para që nga shpallja e kësaj qyteze si komunë në vete në Malin e Zi, ndërsa sipas numërimit të shumicës së votave fituese është Forumi shqiptar, shkruan “Vijesti”, përcjell “Bota Sot”.

Ky koalicion sipas rezultateve të deritashme ka fituar 16 nga 35 mandate që ka Kuvendi i komunës që në përgjigje është diçka më pak se 50 %.

Sipas këtyre rezultateve që ende janë jo zyrtare DPS ka fituar afër 10 mandate, Partia Boshnjake 4, SD dhe Mali I Zi Demokratik nga një, ndërkohë që socialistët dhe partia popullore nuk kanë kaluar pragun zgjedhor.

Koalicioni Forumi Shqiptar përbëhet nga Alternativa Shqiptare (AA), Lidhja Demokratike e Shqiptarëve(DSA) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (DUA).

Në zgjedhje kanë marr pjesë pesë lista zgjedhore dhe një koalicion.

***

Bartësi i listës të koalicionit shqiptar “Forumi Shqiptar” nga partia Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se komuna e Tuzit aktualisht është në gjendje jo të mirë për shkak të mos zhvillimit ekonomik dhe lënies së saj pas dore për një kohë të gjatë.

Ai ka folur për prioritetet si kryetar i ri i komunës së Tuzit pas fitores së koalicionit “Forumi Shqiptar” në zgjedhjet lokale.

Gjeloshaj: Do të bëjmë një administratë ku do të frymohet shqip

“Komuna ka sjellë mundësi të reja, për zhvillimin e Tuzit. Ajo çfarë është esenciale është se do të bëjmë një administratë shqip, në të cilën do të frymohet shqip. Do të nisim edhe planin e zhvillimit urbanistik, thithjen e investimeve të huaja, motivimin e diasporës, që të vijnë të investojnë këtu, hapjen e vendeve të reja të punës dhe normal duke zhvilluar infrastrukturën e vendit tonë”, ka thënë ai.

Gjeloshaj shprehet i bindur se kur bashkohen shqiptarët, aty nuk ka lider, ndërsa zotohet se do të përçojnë mesazhin më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë përfshirë edhe ata në diasporë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*