Doktorët shpjegojnë se si hiking-u e ndryshon trurin tonë

Spread the love

Doktorët shpjegojnë se si hiking-u e ndryshon trurin tonë

Doktorët shpjegojnë se si hiking-u e ndryshon trurin tonë

Përderisa është fakt i qartë se ecja nëpër pyje apo pushtimi i majave të malit jua pastron mendjen, trupin dhe shpirtin, tani shkenca ka zbuluar se hiking-u mund t’jua ndryshojë trurin për mirë.

Telegrafi ju sjell disa prej fakteve më interesante që shkenca i ka zbuluar për hiking-un.

Hiking-u në natyrë i ndalë mendimet negative

Përveç ndjenjës së menjëhershme të qetësisë dhe relaksim që e ndjejmë kur fillojmë të shëtitemi në pyll, hiking-u në natyrë mund t’i ndalojë edhe mendimet negative.

Shumica prej nesh shpeshherë e gjejmë vetën të konsumuar nga mendimet negative, gjë e cila na largon kënaqësinë dhe na drejton në një rrugë të depresionit dhe ankthit.

Për ata që kanë këso probleme, shpenzimi i kohës në natyrë vërtet se ju ndihmon.

Gjatë shkëputjes nga teknologjia, hiking-u na ndihmon t’i përmirësojmë aftësitë e zgjidhjes së problemeve

Studimi i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley dhe David l. Strayer ka zbuluar se zgjidhja kreative e problemeve mund të përmirësohet në mënyrë drastike duke u shkëputur nga teknologjia dhe duke u ri-lidhur me natyrën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*