“Liberalizimi i vizave gjatë verës”

Spread the love

“Liberalizimi i vizave gjatë verës”

Liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe çështja e taksës, kanë qenë tri temat të cilat janë diskutuar sot në takimin ndërmjet zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, dhe përfaqësuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian, David McAllister.
Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se pritet që liberalizimi i vizave të ndodh pas zgjedhjeve që mbahen në muajin Maj në Bashkim Evropian, përafërsisht në fund të Qershorit apo fillim të Korrikut 2019.

“Kemi biseduar për tri gjëra. Liberalizimin e vizave. E fitova një bindje që pas zgjedhjeve të majit në BE, mund të krijohet një rrethanë e re, që të merret një vendim pozitiv”, ka thënë Hoxhaj, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, dhe janë pajtuar që kjo situatë të përmbyllet me njohje reciproke.

“Kemi folur për dialogun Kosovë-Serbi. Rrallë herë i kam parë evropianët më të vendosur, që të përmbyllet kjo situatë me njohje reciproke. Ka një vendosmëri që dialogu të përmbyllet, dhe marrëveshja që do të nënshkruhet është njohja reciproke”, ka shtuar Hoxhaj.

Përveç këtyre ai thotë se zyrtarët e BE-së, kanë kërkuar që të pezullohet taksa, në mënyrë që të vazhdohet me dialogun e Brukseli.

“Një shqetësim që kishin ata, ishte çështja e tarifës në mallrat serbe. Ata duan që ta shohin Kosovën që të vazhdojë dialogun. Duan që ta shohin pezullimin e taksës, si mundësi për të ecur përpara me dialogun”, potencon ndër të tjera zëvendëskryeministri, raporton Gazeta Express.

Hoxhaj ka thënë se arsyeja pse nuk ka ndodhur liberalizimi në vitin 2018 për Kosovën, janë zgjedhjet që pritet të mbahen në Maj të këtij viti.

“Arsyeja kryesore e mos një vendimmarrje në vitin 2018, ka pas të bëj me zgjedhjet e 2019-ës. Kur të mbahet Këshilli Evropian në fund të qershorit fillim të korrikut mund të ketë një vendimmarrje pozitive. Duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Sipas zëvendëskryeministrit, edhe SHBA-të dhe BE-ja janë të përkushtuara si kurrë më parë për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në pikëpamjen time nuk ka ndonjë vit, ku ka vëmendje më të madhe Amerikane dhe të BE-së sesa në vitin 2019. Në këtë vit do të jemi ne prioritet”, ka përfunduar Hoxhaj./GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*