Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat në arrati
Të martën në Ferizaj një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme
Sipas raportit policor, thuhet se viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin, ndërkaq të dyshuarit ndodhen në arrati. /Express/
Leave a Reply