Pas Chelseat, edhe Manchester City nën hetime

Spread the love

Pas Chelseat, edhe Manchester City nën hetime

Pas Chelseat, edhe Manchester City nën hetime

Federata e Futbollit të Anglisë është duke e hetuar Manchester Cityn për shkak të pretendimeve se klubi anglez ia kishte paguar agjentit të Jadon Sanchos 230 mijë euro, kur futbollisti ishte vetëm 14-vjeçar.

Këto pretendime u bënë në disa dokumente të publikuara nga gazeta gjermane Der Spiegel, “Football Leaks”. Për ta blerë Sanchon nga Watfordi, në mars të vitit 2015, ata ia kishin paguar 230 mijë euro agjentit të Sanchos, i cili tani luan për Dortmundin, transmeton Gazeta Express.

Futbollistët e rinj nuk mund të përfaqësohen nga një agjent deri në moshën 16-vjeçare. Për më tepër, rregullat e Federatës së Futbollit të Anglisë theksojnë se klubet nuk mund të bëjnë oferta financiare për lojtarë nën moshën 16-vjeçare.

Sancho, që tani është 18-vjeçar, iu bashkua Chelseat si 14-vjeçar, kur kampioni në fuqi i Premierligës i pagoi 77 mijë euro si dëmshpërblim për Watfordit.

Manchester City ishte njëra ndër klubet me më së shumti akuza nga “Football Leaks”, mirëpo klubi anglez i ka mohuar këto akuza qysh në fillim e tani ka reaguar edhe ndaj hetimeve të Federatës së Anglisë.

“Tentimet për ta shkatërruar reputacionin e klubit janë të organizuara dhe të qarta. Ne nuk do të ofrojmë asnjë koment tjetër për këto materiale që janë nxjerrë nga konteksti”, shkruhet në reagimin e publikuar nga Manchester Cityt.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*