​Klopp: Zënka me Hendersonin, për shkak të Shaqirit

Spread the love

​Klopp: Zënka me Hendersonin, për shkak të Shaqirit

​Klopp: Zënka me Hendersonin, për shkak të Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se zënka e tij me kapitenin e klubit, Jordan Henderson, kishte ndodhur për shkak se ai kishte qenë duke biseduar me Xherdan Shaqirin dhe Hendersoni nuk e kishte pritur për t’ia dhënë dorën.

Mesfushori anglez dhe trajneri i Liverpoolit ishin të përfshirë në një debat publik në ndeshjen e së dielës, kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi me rezultat 0:0, transmeton Gazeta Express.

Jurgen Klopp tentoi ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes duke e zëvendësuar Hendersonin me Shaqirin. Mirëpo, kapiteni i Liverpoolit nuk ishte aspak i kënaqur që u zëvendësua.

Ai e injoroi edhe Shaqirin edhe trajnerin, por i duartrokiti tifozët e pranishëm në “Old Trafford”. Trajneri dhe Hendersoni filluan të debatojnë pas këtij incidenti, mirëpo sipas The Mirror, debati vazhdoi edhe në zhveshtore.

“Unë mund të kem bërtitur në zhveshtore, por Hendersoni nuk ishte aty. Ai po testohej për përdorimin e substancave të palejueshme. Asgjë s’është e vërtetë, janë thjesht gjepura”, ka thënë Klopp.

“Asnjë nuk ndodhi pas ndeshjes, ne ishim në gjendje shumë të mirë. Biseduam për lojën dhe për mundësitë që i patëm, gjërat që i bëmë dhe pastaj shkuam në shtëpi. Sa i përket situatës, ishte vetëm një keqkuptim. Kjo është e qartë”.

“Kur një lojtar del nga loja, duhet t’ia japësh dorën trajnerit. Por, edhe unë kisha faj sepse nuk i thashë të më priste derisa të bisedoja me Shaqirin dhe pastaj Hendersoni u largua”.

“Ai ishte duke e falënderuar publikun. Unë mendova se ai nuk deshi të ma jepte dorën dhe për këtë arsye, shkova dhe i thashë të kthehej për ta bërë këtë. Por, të gjithë më thanë: ‘Jo, jo, jo, ai deshi të ta japë dorën, por ti nuk ishte gati’. Kështu ishte keqkuptimi”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*