Thaçi paralajmëron dorëheqjen, nëse Kuvendi nuk ia aprovon marrëveshjen me Serbinë

Spread the love

Thaçi paralajmëron dorëheqjen, nëse Kuvendi nuk ia aprovon marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve, ku ka premtuar se nësë nuk kalon kjo marrëveshje se ai do të jap dorëheqje nga presidenca, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi deklaroi se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi në Report Tv.

Ai ka thënë se di që referendum do të fitonte me 80 përind të votuesve ngase 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje.

“E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje. Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës”, është shprehur ai.

Ai mohoi që marrëveshja përfshin lëshim të territoreve nga Kosova.

Presidenti i Kosovës deklaroi se është gati që të shkojë në Hagë, nëse Gjykata Speciale e thërret.

Thaçi po ashtu i bëri thirrje Haradinajt nga Tirana që të heqë taksën për mallrat nga Serbia, duke vlerësuar se ato po futen kontrabandë dhe miqësia me SHBA-në po dëmtohet./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*