Letër e hapur për z. Frederika Mogherini dhe z. Johanes Hahn, funksionarë në BE

Spread the love

Letër e hapur për z. Frederika Mogherini dhe z. Johanes Hahn, funksionarë në BE

Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Kujtoni  Zotin dhe mos lejoni të cungohet dhe dëmtohet Kosova .

Shqipatët janë miq të sinqertë të BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa Serbia shpirtërisht është tek Rusia.

Kosovës sot i nevojitet  Ukshin Hoti, intelektual gjenial, me dituri komplete, me guxim e përgjegjësi,  me njohje të shkëlqyer të diplomacisë, gjeopolitikës dhe të strategjisë  kosovare e mbarëshqiptare.

Presidenti Hashim Thaçi  ka vënë  mbi shpinë një detyrë tepër të vështirë dhe është futur një rrugë pa  krye, duke lejuar  bisedime të kushtezuara kompromisi me çka  Serbia ia vendosi   Kosovës kopilin te dera.

Shqiptarët historikisht kanë jetuar  gjer përtej Nisihit e nëse edhe sot preken kufijtë e Kosovës siç po flitet, kjo garniturë udheheqëse e Kosovës do të konsiderohet naive, e paaftë, e papërgjegjshme, tradhëtare dhe do ti mbajë në shpirt të gjithë ata që sakrifikuan jetën për një Kosovë të lirë, të pavarur e  sovrane.

Z. Frederika Mogherini dhe z.Johanes Hahn, nuk besoj se ekziston shqiptar në botë që sot nuk është sy e veshë me  Kosovën, që ndjek me vëmëndjen më të madhe hapat që i bëni Ju ndërkombëtarët dhe hapat që i  bëjnë  lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë. E tërë kjo  është rezultat i padrejtësive që ende  vazhdojnë të mjegullojnë mbi Kosovë.

Shqetësimet e para fillojnë nga kushtëzimi që Serbia  ia bën Kosovës  për vazhdimin e bisedimeve  në Bruksel duke kërkuar  heqjen e taksës   prej 100 për qind ndaj  mallrave serbe,  taksë që Qeveria e Kosovës e vuri  si  veprimin të arsyeshëm dhe  efektiv ndaj politikës së Serbisë dhe shantazheve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.

Para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në qendër të Beogradit janë vendosur dy  skulptura  të punuara nga skulptori Ivan Meshtroviq. Njëra skulpturë paraqet një njeri duke u munduar që me tërë forcën ta futën një kalë brenda, ndërsa skulptura e dytë  paraqet një njeri të cilit  kali i ka kërcyer mbi shpinë. Kuptimi dhe simbolika e  këtyre skulpturave është që  votuesi duhet të mendohet mirë se kujt po ia jep votën, sepse thëne figurativisht po ia dhe votën kalit, që don të thotë personit të paaftë  e qëllimkeq dhe e fut   deputet  në parlament,  ai nesër të hypën  mbi shpinë, i hypën mbi shpinë  popullit të vet. Kjo po ndodh sot në  Serbi ku lidershipi dhe deputetët e saj në vend që ta reformojnë Serbinë,  ata i ka kapluar  nacional shovenizmi,  hegjemonia  dhe diktatura  gjatë udhëheqjes që ka shkaktuar protesta të fuqishme  në tërë Serbinë  kundër këtij regjimi aktual.

Ju e dini shumë mirë se  gjatë agresionit  të Serbisë në vitet 1998/99 Kosova u bë shkrumb e hi, e që rezultoi me 15 mijë persona të vrarë e të masakruar, mes tyre  gra, pleq, invalidë e fëmijë, me 20 mijë femra  shqiptare të dhunuara në mënyrë shtazarake, me mijëra fëmijë të lindur  kopila që nuk ju dihen baballarët e tyre,me mijëra gra të mbetura të veja, me mijëra fëmijë të mbetur jetima, që tërë jetën do ta kalojnë me probleme nga më të rëndat, si edhe me 1860 persona të rrëmbyer nga ushtria serbe fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Askush nga Ju nuk e pa rë arsyeshme që edhe  pas të gjitha këtyre krimeve Serbisë ti vihet si kusht që së paku të  kërkojë falje publike për  krimet e gjenocidin e kryer, të zbardh fatin e  personave të   rrëmbyer  nga ushtria serbe   fati i të cilëve ende nuk dihet dhe të tregojë  varrezat masive nëpër Serbi ku  janë varrosur trupat e masakruar e të djegur  të shqiptarëve nga Kosova.

Gjëja e parë që duhej ta bënte lidershipi i Kosovës  dhe që ende nuk është vonë ta bëjë   për ta demaskuar Serbinë  për masakrat dhe gjenocidin në Kosovë, është që  librat dhe dokumentet më bindëse të përkthehen  në gjuhë të huaja e të shoqëruara edhe me fotografi,  tu dërgohën  ambasadorëve në OKB, në BE, KE dhe liderëve botërorë. Kjo është rruga e vetme më e sigurtë, më e shkurtër dhe më  efektive  për ta bllokuar Serbinë në propagandën e saj intensive  por gënjeshtare  kundër Kosovës.

Z. Fredrika Mogherini dhe z. Johanes Hahn, këtyre ditëve Aleksanër Vuçiq, presidenti i Serbisë bëri një reagimin të ashpër ndaj letrës që atij ia dërgoi Donald Tramp, presidenti i SHBA-ve për nxitjen  e dialogut Prishtinë – Beograd. Këtë letër të z. Tramp, Vuçiqi e quajti hipokrizi.

Ivica Daçiq, ministri i jashtëm i Serbisë, kremtimin solemn të 11- vjetorit të pavarësisë së Kosovës e quajti qesharak, sepse sipas tij Kosova gjatë këtyre viteve të kaluara gjoja nuk paska arritur asgjë, as pranimin në UNESKO, as në INTRERPOL,  e as liberalizimim e vizave. Kjo nuk është gjë tjetër veçse pasojë e   një lazdrimi tejmase dhe i pa merituar që  ndërkombëtarët po ia bëjnë Serbisë duke mos i vënë asfarë kushti dhe  duke mos e kritikuar për asgjë. Serbia ka qenë, është dhe  mbetet kanceri dhe nepërka e  Ballkanit, e cila mund të disiplinohet vetëm duke mbajtur një qëndrim rigoroz ndaj saj. Krimet dhe gjenocidin që Serbia e bëri në Kosovë, e bëri edhe në Bosnjë Hercegovinë  dhe në Kroaci.

E shihni edhe vetë sa pluhur është duke çuar Serbia pas themelimit të ushtrisë së Kosovës, ushtri e cila u themelua për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe paqen në Ballkan e më gjerë. Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë kohëve të fundit po propagon se është  më i fuqishëm edhe se Sllobodan Millosheviqi, duke iu kërcënuar Kosovës, por harron se  të dhënat flasin ndryshe. Në romanin Ismail Kadare- Ukshin Hoti me tirull “Bisedë pëemes hekurash” të botuar në vitin 2000 në Tiranë, të  shkruar mbi bazën e letrave që Ismail Kadare ia pati  dërguar Ukshin Hotit gjersa ai vuante dënimin  në burgun e Nishit, për ta sensibilizuar lirimin  e këtij intelektuali të shquar  shqiptar në mungesë të interesimit të  faktorit ndërkombëtar. Në përgjigjet që Ukshin Hoti ia dërgon Ismail Kadaresë, thuhet se Serbia në asnjë mënyrë nuk i  ka 10 milionë banorë sa pretendon, por nuk e ka as gjysmën e këtij numri, kjo  si pasojë e uljes së natalitetit dhe se Serbia ia llogarit vetes edhe hungarezët e Vojvodinës,  myslimanët e Sanxhakut, romët etj. Në këto përgjigje thuhet se serbët kanë problem edhe me identitetin e tyre. Ukshin Hoti në Kohën e Millosheviqit ditën që e kreu burgun, u përshëndet  me shokët dhe doli nga dera e burgut, thonë se u lirua, por ai nuk u pa më dhe se fatin e tij e din vetëm Serbia.

Aleksandër Vuçiq  harron se sot Kosova si shtet i ri i pavarur e sovran ka shumë miq dhe se po ta sulmojë Serbia do të përballët me 6 milionë shqiptarë që jëetojnë në ballkan dhe se do ta pësojë më keq se në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Z.  Frederika Mogherini dhe z.Johanes Hahn, ekzistojnë fakte të pamohueshme se serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6- të nga Kaukazi, dhe se janë zgjeruar duke sulmuar, vrarë e okupuar më shumë territore shqiptare. Siç ka ndodhur edhe me  Kosovën, ku me pasuritë e grabitura serbët kanë ndërtuar kisha e manastire  megallomane për 5  përqindëshin e popullatës serbe që jeton në Kosovë. Këto kisha e manastire  serbët i kanë ndërtuar në tokat shqiptare të grabitura dhe të okupuara. Si është e mundur që një shtet agresor dhe okupues  si Serbia të kërkojë  që në bisedimet që mendohet të vazhdojnë në Bruksel të kërkojë të arrijë një kompromis me Kosovën, që nënkupton se ka për synim të merr edhe diçka nga Kosova,  e cila me viktimizime të mëdha u çlirua dhe e arrijti pavarësinë e saj. Çdo pëllëlmbë toke e Kosovës ështën e larë me gjakun e shqiptarëve, që dëshmojnë edhe varrezat e dëshmorëve anë e mbanë Kosovës.

Z. Fredrika Mogherini she z. Johanes Hahn, kam botuar shumë tekste dhe po e përsëris edhe njëherë në këtë letër të hapur që po Jua drejtoj, se në Hartën e Enciklopedisë Ruse të vitit 1817,  shihet qartë se Serbia ka qenë  sa  Sanxhaku i Beogradit, të cilin e kanë okupuar serbët  në shekullin e 6-të me ardhjen e tyre nga Karpatet. Ky faksimil i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, tregon  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse hedh poshtë  atë që thonë serbët  se  Kosova me shekuj paska qenë e Serbisë.

Image

Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

FOTO GALERI

Z. Frederika Mogherini dhe z. Johanes Hahn,  po Jua  përsëris edhe disa  grimca rrëfimesh autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”,

Z. Fredrika Mogherini dhe z. Johanes Hahn, viheni dorën në zemër dhe mendoni si do të ndjeheshit, si do të reagonit,dhe si do ta trajtonit Serbinë, po qe se  një  gje e tillë eventualisht ndodhte ndaj familjes Tuaj të ngushtë  apo të gjerë, apo ndaj popujve Tuaj,dhe se a do të lejonit bisedime kompromisi që do të kërkonte një agresor si Serbia?! Mendimi im është që Serbia për krimet e kryera në Kosovë duhet të ndëshkohet e jo të përkëdhelet. Kujtoni Zotin dhe mos lejoni të cungohet  e dëmtohet  Kosova, sepse jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por  shqiptarët në përgjithësi në Ballkan nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj, e megjithatë  në Kongresin e Berlinit 1878, në konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e  Paqes në Paris 1920, trojet shqiptare sëbashku me popullatën shqiptare  janë shkëputur nga  shteti amë Shqipëria, e sot në Ballkan jetojnë 6 milionë shqiptarë në  trojet e tyre por në pesë shtete të ndryshme.

Z. Frederika Mogherini dhe z. Johanes Hahn, Hashim Thaci, presidenti i Kosovës, i ka vënë vetes mbi shpinë një detyrë  të vështirë dhe është futur në një rrugë pa krye. Hashim Thaçi para se të pranojë  të ulet në bisedime me Serbinë  është dashur ta unifikojë spektrin politik në Kosovë, të hartojë  një platformë cilësore për bisedimet, ta kushtëzojë  Serbinë të kërkojë falje publike për  krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, që Serbia  ta zbardhën fatin e personave të rrëmbyer e të pagjetur, që Serbia  ti tregojë varrezat masive  nëpër territorin e saj  ku janë varrosur kufomat e shqiptarëve të  masakruar e të djegur, dhe ti nxjerr para drejtëisë kriminelët serbë që përkundër krimeve dhe masakrave të kryera në Kosovë sot shëtisin lirshëm nëpër Serbi. Serbia duhet  të detyrohet ta pranojë realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Kështu siç është duke u vepruar dhe duke e lazdruar Serbinë,  asaj edhe po tia japësh edhe gjysmën e Kosovës, do ti duket pak.

Vetëm shqiptarët në Ballkan dhe kudo që jetojnë janë miq të vërtetë e të sinqertë të BE-së dhe të SHBA-ve, ndërkaq Serbia shpirtin e ka tek Rusia. Serbia këtë e dëshmon edhe me faktin se dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ku pret të shfrytëzojë benefite, sidomos edhe gjatë bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, dhe në asnjë mënyrë nuk dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s, sepse nuk dëshiron dhe as që ka ndërmend të ndahet nga  vëllezërit e saj rusë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*