Kjo është ministrja e re serbe në qeverinë e Kosovës
Dijana Ziviq dhe Ramush Haradinaj
Kryeministri Haradinaj ka njoftuar se sot ka emëruar ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq.
Ministrja e re vjen nga lista serbe, ndërsa para një muaji, u shkarkua Nenad Rikallo nga kjo pozitë, pas kërkesës së PSD-së.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Leave a Reply