Ndërpritet greva e kontrollorëve ajrorë të aeroportit

Spread the love

Ndërpritet greva e kontrollorëve ajrorë të aeroportit

Ndërpritet greva e kontrollorëve ajrorë të aeroportit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Artan Hasani, të premten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.

Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajrorë pas përfshirjes së tyre në Ligjin për Paga.

Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.

Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mundë të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajrorë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*