Futbollistja kosovare e do Kosovën në të njëjtin grup në kualifikimet e Evropianit!
Kosovare Asllani shpreson që skuadra e saj përfaqësuese, Suedia të përfundojë në të njëjtin grup me Kosovën, në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021
Kosovare Asllani është njëra prej futbollisteve më të mira të Përfaqësueses së Suedisë, shkruan Gazeta Express.
Dhe, futbollistja kosovare nuk e harron asnjëherë vendin e prindërve të tij.
Ajo e ka një urim para shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021, që do të hidhet sot.
Në një postim të bërë në Instastory, Asllani ka shkruar se do të dëshironte që Suedia të jetë në një grup me Kosovën.
Suedia gjendet në vazon e parë, kurse Kosova në atë të pestë.
Andaj, mbetet të shihet nëse Kosovares do t’i realizohet dëshira. /Gazeta Express/
Leave a Reply