Shaqiri në prag të ndeshjes me ish-skuadrën: Dëshira ime ishte përballja me Bayern Munichun

Spread the love

Shaqiri në prag të ndeshjes me ish-skuadrën: Dëshira ime ishte përballja me Bayern Munichun

Shaqiri në prag të ndeshjes me ish-skuadrën: Dëshira ime ishte përballja me Bayern Munichun

Xherdan Shaqiri pohon se dëshira e tij para shortit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kishte qenë që Liverpoolit t’i binte Bayern Munichu, në mënyrë që të ketë rast të luajë kundër ish-skuadrës së vet.

Kosovarit të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqirit, iu plotësua dëshira, pasi Liverpooli do të ballafaqohet me gjigantin gjerman Bayern Munich në 1/8 e finales, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën në Anfield.

Shaqiri, i cili i kaloi dy vite e gjysmë në Bayern, nga 2012 deri më 2015, mezi pret të përballët me një klub me të cilin fitoi shumë trofe.

27-vjeçari nga Kosova tha për faqen zyrtare të Liverpoolit: “U gëzova për shortin sepse dëshira ime ishte të luaj kundër Bayern Munichut, kundër ish-bashkëlojtarëve të mi dhe ekipit tim të vjetër. Mezi e pres ndeshjen”.

“Në Bayern kalova një kohë të mahnitshme. Atje isha për dy vite e gjysmë, të cilat ishin madhështore: fituam shumë trofe, e fituam Ligën e Kampionëve. Ekipi ynë ishte më i miri që Bayern Munichu ka pasur ndonjëherë”, shtoi ai.

Shaqiri ishte pjesë e skuadrës së Bayernit që e pushtoi Evropën në sezonin 2012-13, kur e fitoi edhe tripletën. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*