Haradinaj takohet me kryediplomatin gjerman, thotë se mori mbështetje për vizat

Spread the love

Haradinaj takohet me kryediplomatin gjerman, thotë se mori mbështetje për vizat

Haradinaj takohet me kryediplomatin gjerman, thotë se mori mbështetje për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me Kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, në kuadër të Samitit të Mynihut. Haradinaj tregon se me të foli për liberalizimin e vizave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se me Ministrin e Jashtëm gjerman ka marrë përkrahjen për heqjen e vizave.

Shefi i Ekzekutivit nuk e ka përmendur nëse me Maasin ka folur për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Shkrimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit.

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona.

Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë.

Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!

RH

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*