Mblidhet ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog

Spread the love

Mblidhet ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog

Mblidhet ekipi negociator, diskuton rreth platformës për dialog

Pas takimit të ekipit negociator me krerët e shtetit të cilëve iu dorëzua platforma për dialog, ka nisur takimi i rregullt i këtij ekipi, i cili po mbahet në zyrat e grupit parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim përpos bashkëkryesuesve të ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Blerim Shala këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Dukagjin Gorani nga PSD, Avni Arifi shefi i kabinetit të kryeministrit, si dhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Më herët, pas takimit me krerët e shtetit, Shpend Ahmeti deklaroi se takimi i rregullt i ekipit negociator ka të bëjë lidhur me shqyrtimin edhe një herë të versionit të platformës për dialog, ku do të shohin se a janë të gjithë të pajtimit me këtë.

Ai ka bërë të ditur se në platformë nuk përfshihet çështja e ndryshimit të kufijve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*