Këto do të jenë pagat me rritje për mjekët dhe infermierët

Spread the love

Këto do të jenë pagat me rritje për mjekët dhe infermierët

Këto do të jenë pagat me rritje për mjekët dhe infermierët

Ligji i ri për Pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vjetët e fundit.

Prej këtij ligji përfituan: Mjekët specialistë, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjithshëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët.

Kjo rritje, pos që është më e madhja për profesionistët shëndetësorë po del të jetë edhe më e larta për të njëjtit në rajon.

“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë.GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*