Mjekët dhe infermierët kosovarë, pagat më të larta se kolegët e tyre në rajon

Spread the love

 

 

Me Ligjin e ri për paga, mjekët dhe infermierët kosovarë, do t’i kenë pagat më të larta në krahasim me kolegët e tyre në rajon, transmeton Gazeta Metro.

Mjekët e Kosovës do të paguhen më shumë se ata të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë e Bosnjes.

Sipas ligjit të ri, mjeku specialist, në Kosovë do të paguhet rreth 1195 euro në muaj.

Derisa, kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnjë 718 euro.

Mjekët e përgjithshëm tani në Kosovë do të paguhen 836 euro.

Kolegët e tyre në Serbi paguhen 549 euro, në Maqedoni 400 euro, ndërsa në Bosnje 511 euro.

Kryeinfermierët në Kosovë, tani do të marrin paga prej 621 euro, derisa kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 339 euro dhe në Serbi 402 euro.

Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në krahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen nga 537 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, një infermiere paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.

Kujtojmë se ligji i ri për paga u votua të shtunën nga deputët e Kosovës në një seancë që zgjati plotë 16 orë. Në këtë seancë veç tjerash janë votuar edhe projektligji për Dialog me Serbinë dhe buxheti për vitin 2019./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*