Flet babai i futbollistit të zhdukur pas gjetjes së aeroplanit: S’mund ta besoj, është një ëndërr…ëndërr e keqe

Spread the love

Flet babai i futbollistit të zhdukur pas gjetjes së aeroplanit: S’mund ta besoj, është një ëndërr…ëndërr e keqe

Flet babai i futbollistit të zhdukur pas gjetjes së aeroplanit: S’mund ta besoj, është një ëndërr...ëndërr e keqe

Babai i Emiliano Sala, futbollistit të zhdukur të Cardiff Cityt, ka thënë se gjetja e aeroplanit që po e barte të birin e tij para se të zhdukej mbi Kanalin Anglez, është një ëndërr e keqe për të.

Aeroplani që po e barte Emiliano Salan është gjetur në fund të Kanalit Anglez pas një kërkimi të specializuar privat, dy javë pasi u zhduk rrugës nga Nantes drejt Cardiffit, transmeton Gazeta Express.

“Nuk mund ta besoj…. kjo është një ëndërr… një ëndërr e keqe… jam i dëshpëruara”, ka thënë babai i sulmuesit argjentinas, Horacio Sala.

Ende nuk ka lajme nëse janë gjetur trupat e Sala dhe pilotit David Ibbotson, një ditë pasi u gjet aeroplani me të cilin po fluturonin ata.

Sala dhe piloti Ibbotson i nisen nga Nantes në Francë drejt Cardiffit më 21 janar, pasi ylli argjentinas kishte nënshkruar kontratë me klubin e Premierligës, por u zhduken mbi Kanalin Anglez.

Kërkimet zyrtare për ta u ndërpriten vetëm katër ditë pas zhdukjes së tij, por familjarët e Sala, tifozët dhe disa futbollistë profesionist mblodhën të holla për ta nisur një kërkim privat.

Kërkimi privat dha rezultat të dielën disa orë pasi kishte nisur. /Gazeta Expres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*