Aliti kalon në Suedi

Qendrëmbrojtësi kosovar, Fidan Aliti, ka kaluar nga Skënderbeu në klubin suedez, Kalmar.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e re, ndërsa të hënën ka kryer testet mjekësore. Ai do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës gjatë kampit të ushtrimeve në Belek të Turqisë.
“Jam skajshmërisht i lumtur që kam nënshkruar kontratën me Kalmarin dhe mezi pres të njoftohem me bashkëlojtarët e mi të ri”, ka thënë ai.
Aliti është paraqitur gjashtë herë për Kosovën në Ligën e Kombeve.
Leave a Reply