Afrim Muçiqi i futi 9 veta cullak në Yugo 45 duke u kthyer nga Pozhorani!

Spread the love

Afrim Muçiqi i futi 9 veta cullak në Yugo 45 duke u kthyer nga Pozhorani!

NGA: KEMAJL GOCA
Image

Afrim Muçiqi në vitet e pas luftës

T’i kujtosh vitet e 90-ta është një trishtim në vete! Populli shqiptar i Kosovës përjetoi torturat më çnjerëzore nga pushtuesi serb. Kosova ishte e pushtuar nga Serbia shoveniste dhe e sulmuar në mënyrën më barbare. Edhe sportistët i dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive.

Nga gushti i vitit 1991 e deri me 12 qershor të vitit 1999, të gjitha objektet sportive ishin të uzurpuara dhe gjithçka tjetër që ishte shqiptare! Klubet e ndryshme sportive vepruan ashtu si munden dhe i zhvilluan aktivitetet e tyre në fusha të improvizuara.  Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi, si futbollist i asaj kohe, i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, ka përjetime të tmerrshme.

“Në kohën e okupimit, 9 veta, pra lojtarët i kam kthyer prej Pozhoranit me veturën Yugo 45. Na i morën krejt pajisjet policia e Serbisë në finale të play-off-it. Etj,. etj. Na lanë edhe krejt cullak”, tregon Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Atëkohë luante si sulmues i majtë dhe kujton kohën kur brenda ditës u desh të ndërroheshin 2-3 fusha shkaku i represionit nga regjimi serb.

Në çdo ndeshje që kishin shkuar ishte sikur të niseshin në front të luftës, jo në fusha të futbollit. Kontrollet ishte të rrepta në punktet e milicisë së okupatorit serb. Muçiqi kujton një ngjarje që asnjëherë nuk i fshihet nga kujtesa, por ndihet krenarë për sakrificën dhe rezistencën që i bënë pushtuesit serb. Në asnjë formë nuk iu frikësuan pushtuesit. Ish futbollisti kujton një rast të tmerrshëm nga milicia serbe.

 

Image

Afrim Muçiqi me Kupë në dorë, feston me FC Prishtinën, klubin më të trofeshëm

“Nuk jemi ndal kurrë, ka dy – tri fusha i kemi ndërruar në ditë për me kryer një lojë dhe me shikues plot, dy-tri mijë veta. Fusha ishte e rrethuar në shumë raste edhe me një litar, realisht mund të them këto sfida që bëmë me shokët tanë atëkohë, janë për të xhiruar film pas filmi!”, thotë Muçiqi, i cili sot është nënkryetar i klubit më të trofeshëm të Prishinës.

Image

Muçiqi ndihet shumë mirë që tani Kosova ka një stadium sipas standardeve ndërkombëtare, siç është stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe me klube e me kombëtare garojnë në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Image

Është krenarë që i ka takuar gjeneratës që sfidoi pushtuesin serb, që dhanë shumë për të mbajtur gjallë futbollin dhe çdo segment tjetër të jetës në kohën e okupimit dhe që sot të rinjtë e të reja po i shijojnë të mirat në shtetin e Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*