Zëvëndësministrat do të paguhen edhe pasi t’iu përfundojë mandati

Spread the love

Zëvëndësministrat do të paguhen edhe pasi t’iu përfundojë mandati

Zëvëndësministrat do të paguhen edhe pasi t'iu përfundojë mandati

Deputetët e Kuvendit kanë miratuar një amandament sipas të cilit zëvëndësministrat do të paguhen edhe pasi t’iu përfundoj mandati.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një amandament të propozuar nga Komisioni funksional që përpiloi Projektligjin për pagat në sektorin publik, i cili “shpërblen” zëvendësministrat edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë. Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu deklaroi se zëvendësministrat nuk mund të krahasohen me pozitat e presidentit, kryeministrit apo deputetëve të “zgjedhur nga populli”./insajderi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*