Salihu mirëpret shkarkimin e Rikalos, a do ta zë vendin e tij në postin e ministrit të Bujqësisë?

Spread the love

Eksperti i Bujqësisë dhe deputeti, Salih Salihu, e ka mirëpritur shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo. Pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për ta liruar nga detyra Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Salihu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. 

“Edhe të shtunën punohet! Madje edhe vendime merren! Rikallo u shkarkua!”, ka shkruar Salihu duke u shprehur se ky është një vendim në interes të vendit.

Kujtojmë se PSD-ja kishte vënë kusht që ministri Nenad Rikallo të lirohet nga detyra, që të votonin Buxhetin për këtë vit.

Ende nuk dihet se kush do ta zë vendin e Rikallos në postin e Ministrit të Bujqësisë por Salihu ditë më parë për Plus Tv është shprehur se do të ishte i gatshëm të udhëheq këtë dikaster qeveritar por shtoi se kjo varet nga zhvillimet politike në vend./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*