Haradinaj deklarohet pas takimit të jashtëzakonshëm: Tavolina e hek taksën, por jo taksa tavolinën

Spread the love
Haradinaj deklarohet pas takimit të jashtëzakonshëm: Tavolina e hek taksën, por jo taksa tavolinën
  • 31/01/2019 | 

Haradinaj deklarohet pas takimit të jashtëzakonshëm: Tavolina e hek taksën, por jo taksa tavolinën

Kryeministri Haradinaj edhe pse jo drejtëpërdrejtë e pranoi se Qeveria do e konsiderojë heqjen e taksës, por taksa asnjëherë thotë se s’mund ta rrezikojë Qeverinë, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar pas takimit që kishte me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Ai tha se nuk e kupton se përse Serbia është duke kërkuar heqjen e taksës kur po ky vend ka marrë vendime të cilat janë në dem të Kosovës.

“Me rëndësia Kosova të mbetet në këmbë. Unë jam i interesuar për një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke obligative për të dyja vendet. Kuptohet pa çmimin e territorit dhe zajednicës. Jam për marrëveshje por s’mund të kthehemi para shkurtit 2008. Vendim i Qeverisë është vendim sovran. Pra ne nuk e kushtëzojmë dialogun me ndonjë vendim të qeverisë së Serbisë. është vendim i brendshëm. jam për kthimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje” , tha Haradinaj.

“Takimi i djeshëm ka qenë mes partnerëve të koalicionit ka qenë bisedë për të gjitha sfidat që i kemi para vetës. Kemi vështirësi të mëdha. Po ekziston bindja se taksa po krijon probleme për dialogun. ekziston kjo bindje. na kërkohet që t’ia japim shansin dialogut. I dëgjojmë me kujdes këto mendime.

Unë them se tavolina e hek taksën. Por jo taksa tavolinën”, tha Haradinaj.

Shtoi se “Amerika për mua është shpia ime”

Këto komente, kreu i  Qeverisë i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, të cilat i zhvilloi pas takimit që ka mbajtur me ambasadorin amerikan Filip Kosnet, presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të parin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe liderin e Nismës, Fatmir Limaj./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*