Dolën për të shëtitur, plaçkiten nga hajnat
Foto: Ilustrim
Në Mitrovicë, dy persona teksa ishin duke shëtitur, janë plaçkitur nga disa të panjohur, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.
Viktima ka raportuar se derisa ishte duke shëtitur së bashku me shokun e tij, dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur njëri me armë zjarri e tjetri me thikë, viktimës i kishin marrë para nga xhepi, e më pas ishin larguar në drejtim të panjohur. /GazetaExpress
Leave a Reply