Vdes ushtari që la Gjermaninë për UÇK-në

Spread the love

Vdes ushtari që la Gjermaninë për UÇK-në

Vdes ushtari që la Gjermaninë për UÇK-në

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi.

Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyçur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës.

Ademi shquhej si një burrë me karakter të fortë, dallohej me modestinë, burrërinë, sinqeritetin e mbi të gjitha atdhedashurinë dhe dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

E nderuara familje Gashi, ne emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, bashkëluftëtarit e mikut tonë!

Pushoftë në paqe miku dhe bashkëluftëtari ynë Adem Gashi.

Vepra e tij u kujtoftë gjithmonë”, shkruan Berisha në njoftim.EXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*