Edhe nxënësit hyjnë në “grevë”

Spread the love

Edhe nxënësit hyjnë në “grevë”

Të pakënaqur me gjendjen aktuale në arsim, ku ky sistem momentalisht është në kolaps, nxënësit të obsesionuar nga greva, kanë shprehur revoltën e tyre ndaj kësaj greve, duke u futur edhe vet në “grevë”, transmeton Plus Televizion.

Në familjen Simixhiu në Tërstenik të Vitisë, 4 nxënës që vijojnë mësimin fillorë, Ajshja, Hekurani, Resuli dhe Leoni, kanë vendosur pankarta me mbishkrimin jemi në GREVË, në të gjitha ambientet familjare. Ata me këto veprime kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndërprerjes së procesit mësimor, i cili ka hyrë në javën e tretë të grevës dhe ende nuk dihet epilogu i tij./PlusTv/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*